English

Gripi, gjysmë milionë italianë në shtrat

Romë, 27 Janar, NOA- Gripi i kësaj periudhe ka çuar në shtrat pothuajse gjysmë milionë italianë, të vegël dhe të mëdhenj.

Sipas “Istituto Superiore di Sanita” në Itali, 6 në 10 fëmijë janë të prekur nga ky virus, por më e keqja është se pritet të vijnë të tjerë. Shifrat flasin se më shumë janë të prekur fëmijët e moshës nga 0 deri në 4 vjeç, ndjekur nga grupmoshat 5 deri në 14 vjeç dhe 15 deri në 64 vjeç,

“Istituto Superiore di Sanita” (Itali) ka deklaruar se në bazë të shifrave që disponon më shumë se 450 mijë italianë janë në shtrat.

Shpërndarja gjeografike tregon se rajonet më të goditurat nga virusi janë Abruzzo, e ndjekur nga Marche dhe Campania. Paraqiten mirë Sardenja dhe Friuli.

Ministria e Shëndetësisë italiane, përveç rëndësisë së vaksinimit bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të antibiotikëve.

"Mos përdorni antibiotikë për të trajtuar gripin nëse përdorimi i tyre është i panevojshëm”.

KOMENTE