Aushvic, (Poloni), 27 janar, NOA - Presidenti i Gjermanisë, Christian Uulf, dhe ai i Polonisë, Bronislaw Komorouski, së bashku me të mbijetuarit, e kanë përkujtuar sot Holokaustin.
Përkujtimi është bërë në ish Kampin Nazist gjerman në Aushvic në Poloni. Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, më 27 janar, e shënon ditën kur trupat ish sovjetike e çliruan kampin e vdekjes në Aushvic-Birkenau, në vitin 1945.
Në Berlin, Parlamenti i Gjermanisë, ka mbajtur sesion të veçantë për t’i nderuar viktimat e Holokaustit.
Për të parën herë, një person rom, foli në këtë tubim, duke i përkujtuar ligjëvënësit gjermanë për atë që ai e cilësoi si “Holokaust i harruar” i 500 mijë njerëzve si ai.
I mbijetuari i Holokaustit, holandezi Zoni Weisz, 73 vjeçar, tha se diskrimimini dhe dëbimi i romëve në disa vende të Evropës Perëndimore, ka treguar se Evropa ka dështuar ta mësoj mësimin kryesor nga periudha e Nazizmit.
NOA/RFE