English

Idrizi: Demonstrata e nesërme nuk shkon në drejtimin e duhur

E enjte, 27 janar 2011, NOA- Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi se demonstrata e ditës së premte e opozitës është e panevojshme.

“I bashkohem thirrjes së komunitetit ndërkombëtar, se protesta e ditës së premte është e panevojshme dhe nuk shkon në drejtimin e duhur”, tha Idrizi për mediat.

Sipas tij, politika nuk e ka kuptuar akoma se institucionet nuk merren me dhunë dhe nuk duhen dhunuar.

Për këtë arsye, theksoi Idrizi, komuniteti ndërkombëtar është investuar fuqimisht dhe po flet shumë qartë, se ajo që i duhet Shqipërisë sot është një detantë e madhe mes dy forcave të mëdha politike në vend”.

Ndër të tjera Idrizi tha se duhet një hetim i plotë i ngjarjes për zbardhjen e së vërtetës dhe certifikimin e saj.

a.y/NOA

KOMENTE