English

Ignatavicius: Të ulen tonet e debateve politike, të evitohet një rast i dytë

Tiranë, 27 janar 2011, NOA- Përfaqësuesi i Presidencës së OSBE, zv.ministër i Jashtëm i Lituanisë, Evaldas Ignatavicius, pas takimit me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama dha qëndrimin e tij mbi situatën. Ai e nisi fjalën e tij duke thënë se, “Pikërisht se këto ngjarje janë shumë të hidhura ne reaguam menjëherë, erdhëm në Shqipëri dhe dënuam dhunën dhe bëmë thirrje që njerëzit të frenohen nga përdorimi i dhunës”. Ai shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së tre viktimave, duke vijuar më tej apelin për politikën Shqiptare. Lidhur me situatën në Shqipëri ai theksoi se, meqënëse situata në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar ne po përdorim mundësitë tona si OSBE, për normalizimin e saj. “Unë kam patur telefonata me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me zotin Edi Rama edhe më parë dhe kam kërkuar që të shtyhen këto protesta pasi kam menduar se mund të çojnë në dhunë të mëtejshme. Zoti Lajçek ishte në Tiranë ditën e djeshme dhe zhvilloi një takim me autoritetet në vend dhe paraqiti të njëjtat pikëpamje me ato që po prezantoj unë sot. Ashtu si zoti Lajçek edhe unë jemi të mendimit s vetëm hetimi i paanshëm mund të çoj në qetësim të tensionit”, deklaroi Ignatvicius. Ai apeloi fuqishëm se shtyrja protestave mund të ndikonte për të qetësuar situatën, kështu që ne ia transmetuam këtë mesazh, përfaqësueseve të politikës shqiptare. Më tej ai nënvizoi se ky është veçse mesi i takimeve dhe se shumë takime të tjera, pas këtyre takimeve, ai tha se do të ketë një perceptim të ndryshëm të asaj çfarë ndodhi në 21 janar. Ai veçoi se pikërisht kjo, “do të na ndihmojë ne dhe OSBE-në që të ndihmojë Shqipërinë të dalë nga kjo situatë ku është përfshirë”. Ai bëri thirrje që të ulen tonet e debateve politike, pasi mund ti çojnë nga manifestime paqësore në protesta të dhunshme. “Drejtuesit e politikës së Shqipërisë të fokusohen në synimet e tyre ndërkombëtare. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe dëshiron të behet edhe e BE-së. Lituania duke qenë anëtare e NATO-s dhe BE-së dëshiron ta ndihmojë Shqipërinë drejt kësaj rruge”, u shpreh Përfaqësuesi i Presidencës së OSBE. Më tej ai tha se, OSBE mbetet e gatshme që të ndihmojë Shqipërinë të vërë në jetë aspiratat e saj demokratike dhe misioni ynë në Tiranë gjithashtu. “Është parakohshme që të flas tani për rezultatet e këtij misioni, por diskutimet me zotin Ram ishin të hapura dh konstruktive. Në fakt që të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për ndalimin e dhunës. Qëllimi minimal i misionit në Shqipëri është që vendi ti kthehet normalitetit”, përfundoi fjalën e tij për mediat Ignatvicius. a.y/NOA

KOMENTE