Tiranë, 27 janar, NOA – Dy të rinj janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Ledio Qamil Tufa dhe Urim Brahim Lita, të dy janë 23 vjeç dhe banojnë në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë dje rreth orës 09.00 nga agjentët e Seksionit Kundër Narkotikëve.
Policia u ka gjetur me vete dy të rinjve një sasi prej 0.9 gramë drogë e cila dyshohet të jetë heroinë.
Ata janë ndaluar nga patrulla e përgjithshme në rrugën e Elbasanit. Pas kontrollit u janë gjetur tre qese të mbyllura me djegie, ku brenda tyre kishte pluhur ngjyrë bezhë, me një sasi prej 0.9 gram, me gjithë ambalazh, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 7 telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe 37 500 lekë.
a.k/NOA