English

Kapet i dënuari me 1 vit burg, tentoi të vidhte

Lezhë, 27 janar, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Gentjan Pjetri, banues i këtij qyteti.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i këtij personi u bë pasi ai

ka qenë i shpallur në kërkim më datë 25.01.2011, për veprën penale të “Vjedhjes në tentativë”.

Kjo pasi gjykata e Tiranës me vendimin e datës 17.12.2010 e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim.

Veprimet për ekzekutimin e vendimit do të kryhen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE