English

KKSHA: Dhuna, jo produktive për idealet demokratike

Uashington, 27 janar, NOA - Liderët politikë në Shqipëri duhet që t`u japin fund protestave për të parandaluar një gjakderdhje të mëtejshme.

Ndërkaq, ata duhet që të përpiqen edhe për të nxitur dialogun politik të përbashkët, është thirrja që mbërrin nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) lidhur me situatën e fundit në Shqipëri.

Sipas drejtuesve të këtij organizmi, “demonstratat e dhunshme si ato të 21 janarit, nuk janë produktive për idealet e një demokracie të shëndoshë”.

Më pas, KKSHA duke renditur një sërë arritjesh të Shqipërisë si anëtarësimi në NATO, liberalizimin i vizave apo promovimin e saj si një nga destinacionet turistike për vitin 2011 nga disa gazeta prestigjoze ndërkombëtare thekson se demonstrata e 21 janarit është një kthim prapa.

n.e/NOA

KOMENTE