English

Kriza politike, përfaqësuesi i OSBE, sot në Tiranë

Tiranë, 27 janar, NOA - Zëvendësministri i Jashtëm i Lituanisë, vendit që mban presidencën e OSBE-së, do të jetë sot në Tiranë për të diskutuar për krizën politike në vend.

Zyra e OSBE-së njofton se zëvendësministri Evaldas Ignatavicius, do të takohet me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, zëvendëskryeministrin dhe ministrin i Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Përfaqësuesi i OSBE-së do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i vizitës së zëvendësministrit letonez është “zbutja e tensioneve dhe mbështetja e dialogut për të adresuar problemet e krizës politike në vend”.

Sot në orën 18:15 përfaqësuesi i OSBE-së do të jap dhe një konferencë për mediat.

a.k.NOA

KOMENTE