English

Malta: Do mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE

Tiranë, 27 janar, NOA - Megjithëse Malta është shteti më i vogël në Bashkimin Evropian, në do të bëjmë gjithçka që çdo vend ballkanik të ndihmohet për të aderuar në këtë strukturë.

Një fakt të tillë e ka premtuar në Tiranë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, kryediplomati i Maltës, Tonio Borg.

Ai shprehu ndër të tjera besimin se Shqipëria, megjithë problematikat që mbart si vend ballkanik, ajo me siguri do t’i përmbushë kushtet e aderimit në strukturat evropiane.

E duke qenë se Malta dhe Shqipëria janë dy vende mesdhetare, ministri i Jashtëm i Maltës tha se me Haxhinaston ka diskutuar edhe mbi faktin se ky po kthehet në një rajon shqetësues, të mbushur me problematika.

“E prandaj dy vendet tona janë të shqetësuara me të drejtë, ndaj presin që si do të shkojnë ngjarjet, përmendim këtu edhe çështjen e pavarësisë së Kosovës, ku Malta ka qenë një ndër 74 vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj”, tha Borg.

n.e/NOA

KOMENTE