Tiranë, 27 janar, NOA – Ish-Presidenti i vendit Alfred Moisu ka kërkuar sot maturi dhe qetësi nga palët politike dhe marrjen e situatës në dorë nga institucionet e pavarura. Në një takim të zhvilluar sot me përfaqësues të shoqërisë civile, Moisu ka theksuar se ngjarjet e 21 janarit e kanë “zanafillën vitin e kaluar, të mos themi edhe më parë”.
Ai ka theksuar se partitë politike duhet të mbajnë përgjegjësi për demonstratat duke mos i kthyer ato në të dhunshme. Deklarata e ish-presidentit u bë në takimin e “Forumi Civil 2010”, ku do të miratohet një deklaratë për situatën aktuale në vend.
Moisu u shpreh se “korrupsioni po mbrohet” dhe “padrejtësia nuk ndëshkohet”. Nisur nga këto zhvillime është “rritur nervozizmi i masave të gjera të popullit. Politikanët tanë duhet të bëjnë çmos që situata të kthehet në normalitet”.
Moisu ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe personat e plagosur. “U shprehim ngushëllimet të vrarëve dhe u uroj të plagosurive dhe ushtarakëve shërim të shpejt”, tha Moisiu.
Ai deklaroi se “institucionet janë politizuar në maksimum. Ato nuk zgjidhën problemet, por u kthyen në zbatues të direktivave politike”. Në forumin ku bën pjesë dhe ish-presidenti Rexhep Meidani u bë apel që Presidenti Bamir Topi të marrë në dorë situatën.
a.k/NOA