English

Ndahet nga jeta Jack LaLanne, "babai" i fitnesit

SHBA, 27 janar, NOA- Është ndarë nga jeta në moshën 96 vjeçare Jack LaLanne, babai i fitnesit. Apostulli i një dietë të ekuilibruar dhe të një aktiviteti të pasur fizik. Jack LaLanne ka qenë për Amerikën dhe për pjesën tjetër të botës një ikonë e mirëqenies fizike, një njeri energjik. Gjatë gjithë jetës së tij ka qenë pjesëmarrës në aktivitete të shumta sportive dhe personalitet televiziv i suksesesh. Ka qenë gjithmonë një armik i obesitetit dhe ka kërkuar ti orientojë amerikanët drejt një diete të pasur me vezë, peshk dhe perime, duke u bërë thirrje të braktisin ushqimin e tyre shumë të frekuentuar fast food. Ai hapi palestër e tij të parë në San Francisko në moshën 22 vjeç edhe nga ai moment, Amerika ka mësuar disiplinën e fitnesit shumë-funksional dhe estetik.

Gjatë adoleshencës së tij ai e la shkollën e mesme dhe filloi të abuzojë me ushqimet e yndyrshme, duke humbur plotësisht rregullat e shëndetshme të jetesës. Papritmas, ai e ndryshoi mënyrën e jetesës së tij në mënyrë radikale, në sajë të një takimi me Paul C. Bragg, një ekspert për ushqimin. Që nga ai moment në tryezën e tij kalonin vetëm ushqime të shëndetshme . Ai ka studiuar anatomi.

Pas hapjs se palestres ai mori sulme të shumta edhe nga mjekët, të cilët kritikonin aktivitetet me peshat, si potencialisht të dëmshme për zemrën dhe funksionin seksual. Por kritikat nga publiku i kohës nuk mundën të tronditin bindjet e tij.

Ai ka treguar gjithmonë një shëndet të hekurt dhe jeta e tij konfirmon, më shumë se fjalët, si një mënyrë jetese e favorshme për ruajtjen e mirëqenies fizike.

a.e/NOA

KOMENTE