Tiranë, 27 Janar 2011 NOA - Masat ajrore te paqëndrueshme do te na shoqerojne edhe gjate te premtes ku vranësirat dhe reshjet e dobeta te shiut dhe debores te jene prezent, me te dukshme ne jug dhe juglindje te Shqipërisë.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, mesdita do te kete intervale me kthjellime ne zonat e ulta dhe ato bregdetare ndersa zonat jugore do te mbeten me reshje shiu dhe debore.
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me te njejtat kushte te paqëndrueshme atmosferike ne jug dhe juglindje ku vranesirat dhe reshjet e shiut e te debores do te dominojne ne keto zona ndersa pjesa tjeter e territorit do te jete nen ndikimin e motit te vranët.
Nata dhe mengjesi pasardhes do te sjelle dobësim te ndjeshëm te vranësirave reshjeve duke i zhvendosur ato ne kufrin Lindor.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 3 grade rritje ne vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do te sjelle renie te temperaturane ku me e ndjeshme do te jete ne jug te Shqipërisë.
Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det duke arritur shpejtësinë 35 km/h me drejtim lindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 3 balle.
Europa
Europa jugperendimore dhe Rajoni i Mesdheut do te dominohen gjate gjithe dites se premte nga vransirat reshjet e shiut dhe te debores.
Problematike do te jete situata ne Greqi pasi reshjet e shiut do te jene me intensitet te larte shoqeruar me shkarkesa rrufesh.
Gjithashtu problematike do te paraqitet situata ne brigjet jugore te Spanje ku do te kete stuhi te forta ere te cilat do te bëjnë që dallgëzimi ne det te jete i larte.
Vendet e Lindjes do te karakterizohen nga alternime kthjellimesh me vranësira te shoqëruar dhe nga reshje te dobta debore.
Ndersa Europa Qendrore dhe Veriore do te jete nene dominimin e motit te kthjellet dhe temperaturave te ulëta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Greqia do te alarmoje per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Spanja alarmon per reshje intensive dhe stuhi te forte ere;
Skandinavia do te përjetojë temperatura te ulëta.
e.r/NOA