Lezhë, 27 janar, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë ndaluar 34-vjeçarin Hilë Jaku, 34 vjeç, banues në fshatin Dajç të këtij rrethi.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi para një muaji, në këtë fshat, ai ka qëlluar me thike duke i shkaktuar plagë të lehta një bashkëmoshatari të tij me inicialet L.G.
E për këtë arsye, ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë që para Vitit të Ri, përmes një vendimi të posaçëm.
Materialet rreth tij do t’i referohen prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal.
n.e/NOA