Tiranë, 27 janar, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë mundur të vënë në pranga 50-vjeçarin Agron Troksi, banues në kryeqytet, ndaj të cilit prokuroria ka lëshuar dje një urdhër-ndalimi të posaçëm.
Kjo pasi siç ato bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, më datë 21 janar 2011, nga ora 14.00-16.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kohë në të cilën u zhvillua edhe demonstrata e dhunshme e opozitës, “ky person në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë TR 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave”.
Siç kujton policia, i arrestuari ndër të tjera ka dëmtuar edhe bankinën penguese që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.
“Vepra penale në ngarkim të tij, parashikohet si krime nga nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal”, bëjnë me dije forcat e policisë lidhur me një fakt të tillë qe u transmetua direkt ne TV dhe beri xhiron e botes.
n.e/NOA
[media id=14 width=620 height=440]