English

Rama: Nesër është dita e tre viktimave

Tiranë, 27 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë kreu i opozitës Edi Rama nëpërmjet një konference për shtyp bëri apel për një demonstrat-homazh paqësore gjatë ditës së nesërme.

Gjatë fjalës së tij ai tha se, “Dua ta përsëris apelin për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë nesër në këtë demonstratë-homazh, një apel për të mos harruar për asnjë çast të vetëm se nesër është dita e atyre tre burrave të varfër e të ndershëm që nuk janë më mes nesh, dhe është koha për të nderuar kujtimin e tyre, në sytë e mbarë botës, që do e ndjekë të gjithë ceremoninë përmes kamerave të gjithë televizioneve”.

Më tej Rama deklaroi se, “Qirinjtë e lutjeve dhe heshtja e dhimbjes së patregueshme janë tiparet e patjetërsueshme të asaj që ne të gjithë së bashku do të bëjmë nesër duke riafirmuar natyrën tërësisht paqësore të rezistencës sonë, dhe parimet dhe vlerat që janë të Europës që duam të integrohemi”.

Ai ftoi gjithë të pranishmit që do jenë nesër në këtë demonstratë-homazh të denoncohen nga çdo provokim dhe të mos provokohen nga asgjë jashtë rrugës së kortezhit tonë.

“Rrugëtimi drejt bulevardit do të bëhet nga drejtime të ndryshëm, dhe do të hasim qytetar të cilët kanë gjithë të drejtën të qarkullojnë lirisht ashtu sikurse kanë të drejtën të mos provokohen. Ne duam ti bashkojmë njerëzit, ne nuk duam të ndajmë askënd nga asnjë”, deklaroi kreu i Partisë Socialiste. (vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE