Kavajë, 27 janar, NOA – Një autobus i linjës Tiranë-Athinë, i cili kishte lënë kryeqytetin shqiptar mëngjesin e sotëm, duke iu drejtuar atij grek, është rrëzuar në një kanal ndërsa po i afrohej Kavajës.
Ngjarja bëhet me dijeni në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë sipas të cilave, për fat të mirë, nga ky aksident, nuk ka ndonjë të lënduar.
Mësohet se gjithçka ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar të autobusit, i cili përfundoi në një kanal, pasi parakaloi një kamionçinë … (vijon)
n.e/NOA