English

Skenar tunizian në Jemen

Jemen, 27 janar, NOA - Mijëra protestues po demonstrojnë në kryeqytetin e Jemenit, duke bërë thirrje për largimin e presidentit.

Korrespondentët thonë se protestuesit janë tubuar në të paktën katër lokacione të ndryshme në kryeqytetin Sana.

Protestuesit brohorisin parulla kundër qeverisë, duke iu referuar përmbysjes së udhëheqësit autoritar të Tunizisë. Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është në pushtet prej vitit 1978. Presidenti i Tunizisë Zine al-Abidine Ben Ali u përmbys në protestat masovike pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet.

NOA/RFE

KOMENTE