Shkodër, 27 janar, NOA – Një pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në Shkodër kanë deklaruar sot largimin për te Lëvizja Socialiste për Integrim. Në grupin e larguar është dhe ish-kryetari i PS-së, Edip Shiroka, si dhe disa prej figurave të degës së kësaj partie, si Mira Kozmai, Sekretare Organizative e PS dhe Nikolin Dedvukaj, ish-kandidat i PS-së.
Edip Shiroka ka deklaruar se largimi i tij është dhe një shenjë e distancimit nga dhuna e ushtruar nga kryetari i PS-së në demonstratën e 21 janarit dhe nga “bandat e Edi Ramës”.
a.k/NOA (vijon...)