Stafi i emisionit më të ndjekur në botë për makinat “Top Gear” ka mbërritur këto ditë në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga faqja e ekipit të njohur që provon makinat dhe rrugët me interesante në botë.
Sipas faqes zyrtare online, tre djemtë Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May kanë mbërritur dje në aeroportin e Tiranës, “Nënë Tereza”.
Ata janë shoqëruar nga një kompani e e makinave me qera në vend për në Sarandë, ku do të bëjnë disa prova dhe xhirime me makina.
Në informacionin që jepet ata kanë udhëtuar me një “Mercedes-Benz” dhe një minibus “Hunday” dhe makina “Fiat”.
“Top Gear” është një emision televiziv që ka fituar disa çmime "Emmy", si shfaqja më e mirë për automjete.
Seria e reklamimit të makinave dhe vendeve interesante ka nisur në vitin 1977 në një revistë. Në vitin 2002 ka filluar të transmetohet në rrjetin televiziv “BBC”.
Emisioni, veç makinave të tipeve të fundit dhe shfaqjeve të vendeve piktoreske ka edhe elementë humori.
Jeremy Clarkson, është drejtuesi i emisionit që sjellë batuta të forta për çdo puntatë. Gjatë verës së këtij viti ai ka qenë me pushime në Greqi dhe ndaloi disa orë në Sarandë.
Në intervistën që dha për një gazetë britanike tha se gjeja më interesante që kish mësuar ishte se fjala makinë në anglisht kishte një kuptim shumë të ndryshëm në gjuhën shqipe.
a.k/NOA