English

Xhaferaj: Rama me 300 rrugaçë, shkatërrim turizmit

Tiranë, 27 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, flet për situatën e krijuar pas demonstratës duke vlerësuar se këto ngjarje po dëmtojnë turizmin.

"Ajo që ndodhi një javë më pare e ka dëmtuar rëndë industrinë turistike. Tentativa e Edi Ramës me 300 rrugacë për të marë pushtetin me dhunë, për të marë godinën e Kryeministrisë i ka dhënë një goditje të rëndë industrisë turistike”, - tha Xhaferaj.

Ky zotëri, - vijoi ministri, - një vit e gjysmë më parë çoi Partinë Socialiste në zgjedhje dhe vetë ngeli në Bashki. Muaj më parë futi deputetë socialistë në grevë urie dhe vetë darkonte te restoranti i Fidelit. kurse kujtoi: “Një javë më parë grumbulloi 300 rrugaçë dhe i futi në një tentativë për grusht shteti dhe vetë qëndronte te restoranti i Fidelit”.

Xhaferaj theksoi se “e gjithë përpjekja e tij për të marrë pushtetin me dhunë i dha një goditje të rëndë imazhit pozitiv që kishte krijuar Shqipëria në këto pesë vite".

e.t/NOA

KOMENTE