English

Aksident fatal, vdes fëmija, 7 plagosen

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Një fëmijë vetëm dy vjeç ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme pas një aksident fatal që ndodhi në Urën e Tapizës pranë kryeqytetit.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se ka humbur jetën fëmija J. Miftari, 2 vjeç, kurse ndaj shtetasit Dritan Rryta, 45 vjeç, nga fshati Larushk i Fushë Krujës, është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Rryta shihet si përgjegjës i aksidentit, pasi dyshohet se ka goditur me mjetin e tij një tjetër makinë, sonte rreth orës 21.00 tek Ura e Tapizës.

Burime policore të cilave i referohen dëshmive në vendngjarje, i thanë agjencisë NOA se në aksidentin e ndodhur tek ura e Tapizes, mjeti tip Benz, me targë TR 0808 M, me drejtues Dritan Rryta, ka goditur në pjesën e prapme mjetin tip Audi A4, me targë TR 3082 L, me drejtues Altin Miftari nga Lapraka.

Për pasojë ka humbur jetën vogëlushi, e po ashtu janë dëmtuar shtetasit:

- Dritan Miftari, 30 vjeç,

- K. Miftari 5 vjeçe,

- Edlira Miftari 29 vjeçe

- Marsela Çoku 31 vjeçe,

- D. Çoku, 6 vjeçe,

- G. Çoku, 2 vjeç,

- Dritan Rryta, 45 vjeç.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aktualisht në vendngjarje janë duke u kryer veprimet procedurale, ndërkohë që ndaj shtetasit Dritan Rryta, është marrë masa e arrestit në flagrancë.

e.t/NOA

KOMENTE