SHBA, 28 Janar NOA - Koha kalon por zakonet e mira mbeten. Tashmë 50-vjeçari Antonio Banderas,nuk sheh asnjë arsye të mirë për të shmangur disa skena të forta në filmat e tij.
Dhe kështu në “The Big Bang”, një film që do të lançohet në muajt e ardhshëm, ai është protagonist i një skene seksi, me aktoren e re Autumn Reeser.
Një sekuencë, e cila me sa duket është akoma më e nxehtë se ajo me Angelina Jolie në filmin “origjinal Sin”. Tani, dhjetë vjet më vonë, aktori seksi, Antonio Banderas është rikthyer sërish.
Partnerja aktuale Autumn Reeser, duhet thënë se ka tepër të përbashkëta me Angelina Jolie, një trup të mrekullueshëm dhe një pasion për tatuazhet.
r.b/NOA