English

Berisha: Disponojmë të dhëna për puçin, u ish dhënë garanci për rënien e pushtetit

Tiranë, 28 janar 2011, NOA – Dy orë para nisjes së demonstratës homazh të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Policia e Shtetit disponon të dhëna të shumta për puçin e shtetit të 21 janarit dhe marrjen e shtetit me dhunë. Nga selia e kryeministrisë, zoti Berisha theksoi se “Pas puçit dhe përpjekjeve për të marrë me dhunë kryeministrinë në datën 21 janar, gjatë këtyre ditëve janë marrë të dhëna të shumta se banditë dhe kriminelë u vërsulën me barbarinë më të madhe ndaj Policisë së Shtetit dhe për të sjellë në karrigen e kryeministrit, Haxhi Qamilë”.

Shefi i qeverisë akuzoi rishtas se banditëve që iu vërsulën kryeministrisë u ishte dhënë garancia e plotë se do të përmbyset qeveria, duke bërë edhe më të qartë se “misioni i tyre ishte përmbysja me çdo kusht e Sali Berishës”.

“Disponojmë të dhëna të plota për sasitë e eksplozivit, tritolit dhe kallashnikovëve me të cilat do të organizohej sulmi, mbi armët e sofistikuara, çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë, që do të përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti”, bëri me dije kryeministri.

Kryeministri Berisha informoi gjithashtu se “disponojmë të dhëna se grupet u stërvitën ditë të tëra për të ndërmarë sulmin, dhe se puçi u financua me së paku 2 milion dollarë, apo 200-300 dollarë secili”.

Berisha akuzoi kryesocialistin Edi Rama dhe puçistët e tjerë, se ata bënë gjithçka ato pesë orë për të marrë shtetin, duke garantuar sakaq se gjithçka ndodhi do të zbardhet përpara syve të shqiptarëve.

“Të gjitha urdhrat e dhëna nga bllokmenët që po shihnin ëndrrën e tyre të bëhej realitet janë të dokumentuara” tha kryeministri Berisha.

Sipas kryeministrit disponohen të dhëna paraprake të posteve të qeverisë së re, ku sipas tij Ministria e Brendshme, do të drejtohej nga Tom Doshi, Ministrinë e Turizmit, do ta drejtonte sipas Berishës ai që u nxor nga dhoma e të plagosurit, ndërsa Drejtësinë çakalli që bërtiste, duke nënkuptuar Spartak Ngjelën.

“Disponohen të dhëna për të gjitha komunikimet në stadin B të puçit, tha kryeministri. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE