English

Cameron Diaz: Nuk kam ndërmend të martohem

SHBA, 28 Janar NOA - “Martesa? Edhe nëna ime me motrën kanë reshtur së kërkuari diçka të tillë ndaj meje.

Historia më “idiote” që mund t'i tregohet një vajze në moshën 20-vjeçare është të martohet dhe të ketë fëmijë. Dashuria nuk zgjat përgjithmonë”. Kjo ka qenë deklarata e Cameron Diaz për revistën javore Donna Moderna”.

“Detyrimet tepër të ngushta më marrin frymën, - thotë aktorja e famshme, - dhe tani një fëmijë nuk është prioriteti im, nuk e ndiej nevojën për diçka të tillë.

Aktorja, një ndër më të paguarat e Hollywood (me fitime nga 10 në 20 milionë dollarë për film) me anë të “The Green Hornet”, synon që të bëhet gjithnjë e më e famshme dhe aktualisht nuk duket aspak e gatshme për të ndërtuar një familje. Megjithatë ajo ka theksuar se, nuk duhet të gënjehemi nga lumturia që e karakterizon, pasi dhe ajo ka vuajtur, madje dhe për dashuri, por emri i personit nuk do të dalë asnjëherë nga ajo.

r.b/NOA

KOMENTE