English

E dhunuar psikologjikisht, gruaja denoncon burrin në polici

Durrës, 28 janar, NOA – Dhuna e vazhdueshme psikologjike e ushtruar nga bashkëshorti i saj, e ka detyruar një grua që të marrë rrugën drejt komisariatit të policisë për ta denoncuar.

Fjala është për një 44-vjeçare, banore e qytetit të Durrësit, e cila ka deklaruar në polici se ndaj saj ka ushtruar bashkëshorti i saj, 45-vjeçari me inicialet A.D., 45 vjeç, edhe ky banues në Durrës.

Menjëherë forcat e policisë, plotësuan ndaj saj kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të Mbrojtjes, bazuar në ligjin 9669, të datës 18.12.2006.

Ndërsa materialet e mëtejshme iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE