English

Inagurohet “Hyde Park One”, kompleksi i apartamenteve ekstra-luksozë

Londër, 28 janar, NOA- Është inauguruar disa ditë më parë, “Hyde Park One”, një kompleks apartamentesh super luksozë me pamje nga parku i bukur londinez Hyde Park në lagjen Knightsbridge.

Kompleksi i ri përbëhet nga 86 apartamente çmimet e të cilëve shkojnë rreth 6.5 milion për metër katrorë, ndërsa në katin e fundit gjendet Penthouse, pesë vila përrallore që kushtojnë 135 milion sterlina, rreth 160 milionë euro.

Është e panevojshme të thuhet, që "Hyde Park One" është bërë vendi ku të gjithë të pasurit dëshirojnë të jetojnë.

"Hyde Park One" është vendi më ultra-luksoz në botë.

Inaguruar disa ditë më parë, “Hyde Park One”, është një kompleks banimi i ndërtuar nga vëllezërit Candy, ndër prodhuesit më të pasur në Angli. Brenda tyre apartamentet përfshijnë ndërmjet të tjerave kinema private, qendra masazhi, sauna, dhe palestër, një pishinë 21 metra, vende ku luhet golf dhe shumë teka të tjera, duke përfshirë dhe një skaner-sy, duke lejuar kështu të hyjnë vetëm banorët.

Çmimi i këtyre apartamenteve luksoze te vendosur në një nga zonat më elegante të Londrës është 6.5 milionë sterlina për metër katror, (7.7 milion euro), ndërsa për 5 vilat e katit të fundit është 135 milion stërlina. E panevojshme të thuhet se 60% e shtëpive tashmë i janë shitur milionerëve të pasur rus, arabë, kinezë dhe indianë.

KOMENTE