English

Ka edhe 5 vjet burg për të kryer, kapet i kërkuari

Shkodër, 28 janar, NOA - Forcat e Policisë së Tiranës kanë mundur të identifikojnë dhe kapin 33-vjeçarin Astrit Salihi, lindur dhe banues në Shkodër, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër për shpallje në kërkim.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tij gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne Burg” vitin e kaluar.

Kjo pasi për këtë person, me vendimin e datës 04.10.2007 të gjykatës së Torinos në Itali, i cili ka marrë formë të prerë, ai është dënuar me 8 vjet burg.

Por në zbatim të përfitimeve ligjore i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burg për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 183/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE