Shkup, 28 janar 2011, NOA- Kriza parlamentare duket se po troket edhe në Maqedoni
Ky fakt duket se vjen pas vendimit të opozitarëve të LSDM-së për të bojkotuar punën e Kuvendit të Maqedonisë.
“Gruevski dhe familja e tij pas shkretimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar, gjendjes së rëndë sociale, pas rrënimit të të gjitha normave dhe standardeve demokratike, e dërgojnë vendin në krizë të thellë politike më pasoja të paparashikuara”, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Branko Cervenkovski.
Duke vijuar më tej lideri i socialdemokratëve tha se, “Ne nga LSDM-ja nuk kemi më qëllim t’i japim legjitimitet kësaj qeverisje jodemokratike dhe jo popullore. Nga sot, LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. LSDM-ja nga sot kalon në anën tjetër, në anën e të vërtetës, dhe të jeni të sigurt, në anën fituese të barrikadës, me popullin dhe mes popullit”.
Pas largimit të tyre, tashmë mbeten si opozitë vetëm 15 deputetë të partive të vogla.
Ndërsa grupi parlamentar i LSDM-së është i përbërë nga 18 deputetë dhe pas vendimit të tij për bojkot u bashkuan edhe pesë deputetëve të PDSH-së.
a.y/NOA