E enjte, 28 janar 2011, NOA- Në ditën e fundit të muajit janar, Parlamenti Europian do të disktuojë situatën e trazuar që ekziston në Shqipëri prej 8 ditësh. Ky lajm u konfirmua nga Ministri i Jashtëm i Italisë i cili tha për mediat se, në datën 31 janar në Parlamentin Europian do të diskutohet situata e rëndë që po kalon Shqipëria. Por duke i cilësuar si thuajse në të njëjtat kushte, po në këtë datë Parlamenti Europian do të diskutojë edhe mbi situatën në Tunizi. a.y/NOA