English

Mijëra qytetarë i bashkohen kortezhit nën marshe funebër

Pamje para pak çastesh nga tubimi i nisur RAPORTIM MINUTE PAS MINUTE

Tiranë, 28 janar 2011, NOA/ Irmas Toptani – Ndërkohë që qytetarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për një demonstratë homazh për të nderuar tre viktimat e 21 janarit, kortezhi i homazheve i kryesuar nga shefi i opozitës, është ndalur në sheshin para galerisë Kombëtare të Arteve, dhe tashmë po marshon paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu afruar vendit ku u dergjën pa jetë tre demonstruesit. Kortezhi është duke iu afruar urës së madhe të Lanës në bulevard, dhe po i afrohet vendit të homazheve.

Mund të thuhet se janë me qindra mijë qytetarët që duket t’i jenë bashkuar demonstratës homazh e cila parakalon nën marshe funebër për të përkujtuar tre njerëz të pafajshëm të vrarë gjatë demonstratës së 21 janarit.

Turma të tëra qytetarësh që ndjekin kortezhin janë ende duke iu afruar bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

mit/NOA

KOMENTE