Tiranë, 28 janar 2011, NOA – Krerët e Partisë Socialiste dhe Opozitës së Bashkuar të kryesuar nga lidershipi Edi Rama sapo kanë dalë nga selia rozë për t’iu bashkuar kortezhit të qytetarëve që do të demonstrojnë në homazh të tre demonstruesve të vrarë shtatë ditë më parë në demonstratën e 21 janarit. Me lule në duar përfaqësuesit e opozitës po parakalojnë nëpër bulevard.
Tashmë ata janë grupuar para ministrisë së Ekonomisë dhe bashkë me protestuesit e mbledhur aty po drejtohen drejt bulevardit ku do të bashkohen me qytetarët e tjerë të mbërritur nga disa rrugë të kryeqytetit për të marrë pjesë në nderimin e të vrarëve me një demonstratë homazh që do të ketë pikën kulmore pikërisht pranë kryeministrisë ku janë vendosur edhe tre fotografitë e viktimave, ku të tërë demonstruesit do të vendosin lule dhe më pas pa asnjë deklaratë apo thirrje do të shpërndahen në mënyrë paqësore.Vijon...
mit/NOA