English

Plani i “sëmurë” për ngrohjen e pishinës

Britani e Madhe, 28 Janar NOA - Gjatë këtyre ditëve, pishina e Redditch është një fushë e nxehtë për polemika mes konservatorëve, banorëve dhe anëtarët e bashkimit Unison. Në këtë qytet të vogël në Mbretërinë e Bashkuar, këshilli i nisi një propozim ekologjikisht të lavdërueshme, por i parë nga ana etike ai konsiderohet si “fyerje dhe pa ndjenjë”: ngrohja e pishinës Abbey stadiumin me anë të nxehtësisë të prodhuar nga një krematorium i vendosur në një ndërtesë ngjitur. Diçka e tillë do të kursente 14 mijë sterlina dhe duke pasur parasysh shkurtimin e shpenzimeve të vendosura nga qeveria britanike, veprimi i dëshpëruar i pushtetit vendor është pjesërisht i kuptueshëm. Megjithatë, Roger McKenzie, sekretari rajonal i Unison West Midlands, e ka quajtur propozimin të “sëmurë dhe një fyerje për banorët vendas”, kjo në lidhje me temat etike dhe shpirtërore që prek kjo iniciativë. “Kjo tregon edhe një herë,- thotë McKenzie, - që konservatorët e dinë çmimin e çdo gjë dhe nuk i japin vlerë aspak”.

r.b/NOA

KOMENTE