English

Policia: Në tubimin e PS, 6 mijë të pranishëm

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA – Në tubimin e sotëm homazh të opozitës, sipas policisë shqiptare merrnin pjesë jo më shumë se gjashtë mijë njeërëz.

Ndonëse pamjet e drejtpërdrejta televizive dhe ato në terren flisnin për më tepër pjesëmarrje, policia përmes një deklarate zyrtare ka zgjedhur të vlerësojë se në “tubimin-homazh kanë marrë pjesë rreth 6 000 qytetarë”” që për më tepër, Policia thotë se ishin “të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit”.

Deklarata nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, erdhi si informim zyrtar mbi grumbullimin e sotëm të opozitës:

“Sot më datë 28 janar 2011, nga ora 13.30” deri në orën 16.15” Subjekti Partia Socialiste, Dega Tiranë zhvilloi një tubim-homazh me rreth 6 000 qytetarë të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Tiranë”.

Në daljen zyrtare, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë pohoi se “para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit nga Policia e Tiranës nuk është evidentuar asnjë ngjarje, ndërkohë që tubimi është zhvilluar qetësisht”.

e.r/NOA

[media id=46 width=620 height=440]

KOMENTE