Kajro, 28 janar, NOA – Protestat e dhunshme në Egjipt zhvilluar ditët e fundit, duket se i kanë hapur rrugën dialogut mes qeverisë dhe opozitës.
Një fakt të tillë e ka pohuar partia egjiptiane në fuqi në Egjipt, e cila përmes sekretarit të Përgjithshëm të saj, Safvat El-Sherif, deklaroi se kishte ardhur koha për demokracinë, e cila ka rregullat dhe procedurën e saj.
Nga ana tjetër, ai tha se partia që përfaqëson, tha se ishte e gatshme të niste dialogun me popullin dhe me partitë në opozitë.
Egjipti kaloi vërtet një situatë kaotike ditët e fundit pasi partitë e opozitës dolën në protestë kundër regjimit prej mëse 30 vitesh të presidentit aktual, Hosni Mubarak.
Mësohet se mbi 6 persona kane gjetur vdekjen që kur nisën protestat.
Ndërkaq, Mohamed El Baradei, është figura kryesore e opozitës egjiptiane, fituesi i njohur i çmimit Nobel dhe ish-drejtori i agjencisë ndërkombëtare Bërthamore.
n.e/NOA