English

Protestuesit hyjnë në sheshin kryesor të Kajros

Kajro, 28 Janar 2011 - Mijëra protestues anti-qeveritarë kanë dëbuar nga sheshi kryesor i Kajros policët duke i sulmuar me gurë, xhama dhe shkopinj. Një numër policësh hoqën uniformat dhe u bashkuan me turmën. Agjencitë e lajmeve raportojnë për protestues që brohorisnin dhe i merrnin në krahë policët që hiqnin uniformën. Protestuesit mundën të hynin në sheshin Tahrir, derisa ishin mbajtur larg tij gjatë gjithë ditës nga forcat e rendit, raporton radio Evropa e Lirë. Raportohet se në arrest shtëpiak është vënë Mohamed El Baradei, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe ish drejtuesi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

KOMENTE