English

Rama: I kërkoj SHBA e BE, të mos tolerojnë

Tiranë, 28 janar 2011, NOA – Post-demonstratës homazh për nderimin e tre viktimave të 21 janarit, në një konferencë të posaçme në dy gjuhë, Kryetari i opozitës Edi Rama nisi në anglisht sot apelin e tij për ndërkombëtarët, partnerët dhe miqtë e Shqipërisë që në emër të kësaj Shqipërie që u pa sot në demonstratë të mos tolerojnë në këtë vend ato që s’i tolerojnë në vendet e tyre. Në emër të kësaj Shqipërie unë i kërkoj botës, tha shefi i opozitës, që të rishikojë marrëdhëniet me këtë qeveri. Kryesocialisti Rama gjatë konferencës ku merrnin pjesë gazetarë nga media të huaja dhe vendase të mbërritura në Tiranë për shkak të situatës politike, theksoi se ai i ka mirëkuptuar të gjithë thirrjet e partnerëve të Shqipërisë për anullimin e protestës së 28 janarit, porse ai kërkoi që pikërisht pas saj ata ta mirëkuptojnë se pse nuk ua dëgjoi fjalën.

“Ajo që ju patë sot është Shqipëria e njerëzve të zakonshëm që protestojnë ndaj një regjimi fashist që mbron institucionet duke qëlluar mbi demonstruesit me pushkët e gardës republikane”, tha kryesocialisti Rama në fjalën e tij hyrëse të konferencës për shtyp.

“Këtu nuk ka dy parti që luftojnë për pushtet, por një parti që ka vjedhur votat ka vrarë njerëz për të vendosur në këtë vend evropian një pushtet fashist”, bëri me dije zoti Rama.

“Kjo është Shqipëria e tre baballarëve të papunë që punojnë për familjet e tyre dhe të cilët u vranë nga ky pushtet fashist, që nuk lejon të zgjidhet lirisht”, tha ai.

Rama theksoi se demonstrata e sotme paqësore tregoi se kush e provokoi dhe kush e nxiti dhunën e demonstratës së 21 janarit, që ai ka emrin Sali Berisha.

“Sikur kjo të ishte një luftë për pushtet sot s’do të kishte 200 mijë qytetarë që iu bashkuan demonstratës për të nderuar viktimat e 21 janarit”, tha kryesocialisti Rama, duke i cilësuar vrasjet e 21 janarit si barbare dhe tipikisht fashiste.

Rama theksoi se “200 mijë qytetarët që morën pjesë në homazhet e sotme janë shqiptarët që s’mund t’i nënshtrohen statuskuosë së vendosur nga ky pushtet edhe me pushkët e gardës republikane”.

“Kjo është Shqipëria që s’mund të pranojë më kurrë rikthimin e frikës dhe unë shpresoj që sot partnerët tanë të kuptojnë se përmes kësaj demonstrate paqësore dorëzuam frikën ndaj pushtetit fashist të Sali Berishës.Vijon...

mit/NOA

KOMENTE