English

SHBA, vjen Canna Cola, një pije me bazë marihuane

SHBA, vjen Canna Cola, një pije me bazë marihuane

SHBA, 28 Janar NOA Emri tashmë është i programuar: Canna Cola. Dhe së shpejti do të jetë në shitje në farmacitë e disa shteteve të SHBA-së, ku do të jetë e lejueshme. Bëhet fjalë për një pije, që nga marihuana nuk ka vetëm shijen por dhe përbërësin aktiv (THC). Marketingu do të fillojë në Kolorado dhe më pas do të shitet dhe në Kaliforni dhe Montana. Për të blerë një shishe të Canna-Cola do të duhen vetëm dhjetë dollarë. Sasia e pranisë së THC, siç pohon dhe vetë prodhuesi i saj Clay Butler, pronar i Cane Cola, do të jetë midis 35 dhe 65 miligramë për shishe, një përqindje shumë më e ulët se pijet e tjera me përmbajtje marihuane.

r.b/NOA

KOMENTE