RAPORTIM MINUTE PAS MINUTE
Tiranë, 28 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vendin ku u shënuan akte dhune dhe vrasja e tre demonstruesve e kanë pushtuar sot marshet funebër në nderim të tre jetëve që mori precipitimi i demonstratës së 21 janarit. Krerët e Opozitës të drejtuar nga Edi Rama dhe familjarët e viktimave që përbëjnë kortezhin kanë zhvilluar homazhe edhe pranë vendit ku u vra Faik Myrto, pranë pemës që ndodhet jashtë derës së kryeministrisë.
I tërë kortezhi pasi bëri edhe nderimet pranë të vrarit tjetër, Ziver Veizi nga Gjirokastra objektivët e kamerave dhe fotografëve është kthyer mbrapsht pas homazheve ashtu siç ishte paralajmëruar më herët.
Ka nisur tashmë edhe largimi i kortezhit opozitar nga sheshi pranë kryeministrisë përdrejt urës së madhe të Lanës.
Në mënyrë paqësore kortezhi po marshon paqësisht mes turmës ashtu sikundër edhe në nisje të demonstratës homazh, e cila deri më tani është tërësisht paqësore dhe shprehje e hidhërimit për vrasjen e tre demonstruesve një javë më parë.
Bashkë me kortezhin e opozitës edhe qytetarët pasi kanë zhvilluar homazhet sipas ritit kthehen mbrapsht duke ndjekur hap pas hapi itinerarin përmbyllës të demonstratës së sotme.
Por është rishtas një pjesë e madhe e karvanit të qytetarëve që i drejtohet tani vendit të homazheve ku janë tre fotot e demonstruesve të vrarë, një ritual që ndiqet edhe nga kordonët e policisë së shtetit të vendosur në mbrojtje të selisë së kryeministrisë.
mit/NOA
[media id=45 width=620 height=440]