English

Vdes nëna e djalit të Cristiano Ronaldos

E premte, 28 janar 2011, NOA- Nëna e djalit të vogël të Cristiano Ronaldo mësohet të ketë vdekur.

Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, motra e futbollistit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Katia Aveiro, 33-vjeçare, thotë se nëna e djalit të vogël të lojtarit është e vdekur.

Vetëm muajin e kaluar, mediat britanike shkruan se nëna në të vërtetë ishte një studente 20-vjeçare britanike e cila kishte fjetur vetëm një natë me portugezin dhe kishte marrë 10 milionë funte për t’i dhënë të drejtën për të lindur fëmijën e tij.

Por është motra e yllit Madrilen, Katia e cila i ka mohuar këto shkrime në mediat angleze, duke thënë se nëna e fëmijës nuk është e gjallë, por nuk ka shpjeguar se kur ose si ka vdekur ajo.

“Nuk ka asnjë femër e cila i telefonon atij. Nuk ka nënë, nuk ka telefonata, asgjë. Nëna e tij ka vdekur. Foshnja nuk ka nënë”, citohet të ketë thënë motra e Ronaldos për të përditshmen “The Sun”.

a.y/NOA

KOMENTE