English

Vendi i homazheve, një obelisk për nder të tre demonstruesve

Tiranë, 28 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Vijojnë homazhet e qytetarëve për nder të tre viktimave të 21 janarit, duke vendosur lule e qirinj në vendin që sot është thyer në vendsimbolin e nderimit, dhe në pikëtakimin ku të tëra grupet e kortezhit të homazheve u ndalën e nën muzikën funebër kujtuan me solemnitet e lotë protestuesit që humbën jetën një javë më parë.

Ashtu sikundër u pa gjatë tërë demonstratës së opozitës dhe mijëra qytetarëve që iu bashkuan asaj, përfaqësuesit e opozitës ishin të ndarë në disa grupe dhe kortezhin e parë e përbënin lideshipi i opozitës Edi Rama, dhe familjarët e viktimave.

Mandej përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste, deputetë të ndryshëm të gjithë kanë mbërritur në krye të qytetarëve për të bërë homazhe dhe vendosur lule pranë tre fotove të demonstruesve të vrarë.

Pas mëse një orë nga nisja e kortezhit të homazheve ka ende qytetarë që bëjnë homazhe për nder të Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtos.

Ndërkohë që në vijën e parë të kordonëve të Policisë së Shtetit duken qartë edhe organizatorët e demonstratës homazh, përfaqësuesit e PS-së, si deputeti Saimir Tahiri.

Sheshi pranë kryeministrisë i ndarë në mes për një vijë kortezhi që ikën dhe një vijë që vjen për të bërë homazhe, i përngjan sot një sheshi përkujtimor edhe për faktin se tre fotot e demonstruesve të vrarë të vënë në qenar të tij, mu në mes godinës së kryeministrisë dhe asaj të Kryesisë së Kuvendit të japin përshtypjen e një vendi obelisk, ku padyshim ata që kanë humbur të afërmit por edhe mbarë qytetarët shqiptarët do ta shohin përgjithmonë të tillë, si vendin ku u këputën pa jetë tre demonstruesit e 21 janarit.

mit/NOA

[media id=45 width=620 height=440]

KOMENTE