English

Zv/kryeministri i Maltës: Keqardhje për demonstratën e dhunshme

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kryeministri Sali Berisha priti sot, në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg. Ky i fundit, shprehu keqardhjen që protestat e dhunshme të zhvilluara në datën 21 janar nga opozita kanë dëmtuar imazhin e ri të Shqipërisë, që me kaq përkushtim u arrit të ndërtohej gjatë viteve të fundit.

Kurse menjëherë më pas, z. Borg vlerësoi performancën sipas tij të shkëlqyer të reformave ekonomike të qeverisë shqiptare dhe atyre në luftën kundër korrupsionit, që bënë të mundur që ekonomia shqiptare të ndjekë një trend admirues rritjeje, në kontrast të plotë nga trendi europian dhe ai botëror.

Kurse Kryeministri Berisha paraqiti një ekspoze të zhvillimeve të fundit, si pasojë e përpjekjeve të dhunshme të liderit të opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Berisha i ka shprehur njëkohësisht zotit Borg shqetësimin se veprimet e fundit të Prokurores së Përgjithshme që dëshmojnë qartë anshmërinë e kësaj të fundit po bllokojnë zbardhjen dhe dëmtojnë hetimin e grushtit të shtetit të mbetur në tentativë.

Në këtë kontekst, ai vlerësoi asistencën e menjëhershme të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara në dhënien e ekspertizës gjatë hetimit, si një garanci për një hetim profesional dhe të paanshëm.

Kryeministri siguroi gjithashtu për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend, përkarshi çdo tentative për shkeljen e tyre.

e.t/NOA

KOMENTE