Athinë, 29 janar 2011, NOA- Aeroporti i Kryeqytetit Grek ka qenë për pak minuta nën tensionin e një shpërthimi të mundshëm.
Një ulje e detyruar e bërë mbrëmjen e djeshme nga një avion i kompanisë ajrore “Egypt Air”.
Avioni “Boing 777-300” u ul rreth orës 21:00 në aeroportin ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, pasi ishte nisur nga aeroporti i Londrës.
Në bordin e tij ishin 251 pasagjerë dhe destinacioni i fluturimit ishte Kajro.
Menjëherë pas uljes pasagjerët u evakuuan për kontrolle të mëtejshme dhe pas sqarimit të rastit, avioni u nis sërish në fluturim drejt Kajros.
a.y/NOA