Itali, 29 Janar NOA - Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Juventusit, Mauro German Camoranesi, sapo ka mbyllur kontratën e tij me Shtutgardin dhe momentalisht është në kërkim të një skuadre. Dëshira e tij mbetet rikthimi në Itali, vend në të cilin ka dhe familjen.
Me sa është bërë e ditur skuadra kryeqytetase e Romës ka shfaqur interes për të lojtarin dhe për të është një mundësi tepër e shkëlqyer ky ekip. Megjithatë duhet theksuar se tashmë mungojnë shumë pak ditë, që të mbyllet sezoni i merkatos dhe drejtuesit kryeqytetas duhet të nxitojnë në ofertën e tyre kundrejt italo-argjentinasit.
Në rast se kjo hipotezë nuk do të përfundonte me sukses atëherë, Camoranesi me shumë mundësi do të shkojë për të luajtur në Amerikën Latine.
r.b/NOA