E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Një tjetër futbollist është radhitur tek ekipi i Milanit.
Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e Espanyolit, Didac Vila i cili ka përfunduar testet mjekësore këtë mëngjes para nënshkrimit të kontratës katër vite e gjysmë.
21-vjeçari është futbollisti i katërt i cili është transferuar te Milani pas Antonio Cassano, Urby Emanuelson dhe Mark Van Bomel.
Me këtë transferim, Milan ka përmbyllur afatin kalimtar të janarit, duke plotësuar kështu ekipin e vet me gjithë futbollistët që sipas këtij klubi mund ti japin një shkëlqim më të madh skuadrës.
a.y/NOA