Romë, 29 janar, NOA – Ka qenë e pabesueshme ajo që i ka ndodhur Michela De Paolit, një italianeje shtëpiake nga Padova.
Eshtë bërë milionere duke fituar plot 1 milionë euro në emisionin e Gerry Scotit “Kush do të bëhet milioner?”, vetëm duke dëgjuar këshillën e bashkëshortit shqiptar.
Durim Pici, një murator nga Shqipëria që punonte në Itali, bashkëshorti i saj, e shihte përnatë para ekranit të televizionit gruan e tij italiane që i gjente një nga një përgjigjet e emisionit “Kush do bëhet Milioner”.
Dhe i thotë: “Ti në shtëpi, i gjen të gjitha pyetjet, pse nuk shkon atje në studio ta provosh njëherë?”.
Edhe pse e pasigurt, gruaja pasi mori kurajo nga i shoqi u nis drejt studios dhe për çudi, iu përgjigj gjithë pyetjeve të Gerry Scotit, duke u bërë milionerja e radhës në Itali përmes një spektakli televiziv.
Pikërisht, ajo që ishte veç një grua e thjeshtë e shtëpiake.
Sot disponon plot: 1 Milionë Euro! ...
n.e/NOA