English

Egjipt, sfidohet shtetrrethimi, qytetarët kërkojnë largimin e Mubarak

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Në vijim të protestave për rrëzimin e Presidentit Hosni Mubarak dhe regjimit të tij 30 vjeçar, mijëra persona janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit egjiptian Kajro. Prezenca e forcave ushtarake mbetet, teksa ushtria paralajmëroi mijëra demonstruesit të Sheshin Tahrir, në qendër të Kajros se nëse ata vijojnë të shpërfillin gjendjen e shtetrrethimit duke vënë jetën në rrezik. Korrespondenti i AL-Xhazirës në Kajro thekson se ushtarët në qendër të Kajros nuk po ndërhyjnë në protesta. “Disa nga ushtarët kanë thënë se e vetmja mënyrë që paqja të rikthehet në rrugët e Kajros, është dorëheqja e Mubarak-ut”. Raportet thonë se të paktën tre persona kanë humbur jetën teksa protestuesit u përpoqën sulmonin Ministrinë e Brendshme në Kajro. Numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 23 të vdekur në Aleksandri, 27 të vdekur në Suez dhe 22 në Kajro. Përveç të tjerash është rritur frika nga grabitjet. Ushtria paralajmëroi banorët që ta mbrojnë vetë pronën e tyre. Në qytetin e Aleksandrisë, qytetarët i kanë bërë thirrje ushtrisë që ti mbrojë nga grabitjet, ndërkohë që kanë filluar ngritjen e grupeve të vetëmbrojtjes. Megjithë dorëheqjen e qeverisë, protestuesit theksojnë se nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre pa dhënë dorëheqjen Presidenti i vendit, Hosni Mubarak. a.y/NOA

KOMENTE