English

Gramsh, 21 vjeçari bie në pranga për drogë

Elbasan, 29 janar 2011, NOA- Në qytetin e Gramshit mbrëmjen e djeshme një i ri 21 vjeçar, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Burime zyrtare konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se i riu që ka rënë në pranga quhet Arbër Kulloli, ndërsa mësohet se në momentin e ndalimit mbante me vete 14 doza heroine.

Sipas burimeve policore mësohet se, materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE