Moskë, (Rusi), 29 janar, NOA - Moska dhe disa qytete të tjera ruse kanë mbyllur të gjitha shkollat fillore, për shkak të epidemisë së gripit, e cila prek më së shumti fëmijët dhe të rinjtë, njoftojnë mediat ruse.
"Filloristët e të gjitha shkollave të Moskës nuk do t'i ndjekin mësimet për shtatë ditët e ardhshme", njoftuan zyrtarë të Departamentit të Arsimit.
Rreth 92 mijë moskovitë aktualisht kanë infeksion gripi ose të rrugëve të frymëmarrjes, nga të cilët 52 mijë janë fëmijë, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.
NOA/RFE