English

Gripi stinor, si ta luftojmë në tavolinë – Ja dieta

Torino, 29 janar, NOA - Në këtë periudhë të dimrit, kur gripi stinor është kthyer në një rrezik për të gjithë dhe na ka vënë në shtrat të paktën një herë të gjithëve, duhet që ta forcojmë trupin me ushqime sa më të pasura me vitamina, fibra, hekur dhe minerale. Kjo recetë jepet nga specialistët italianë të dietologjisë në një studim të tyre të fundit, ku pohojnë se gripi mund të luftohet nga një dietë e ekuilibruar, e balancuar, në mënyrë të tillë që të forcojë sistemin imunitar me marrje vitaminash dhe antioksidantë të tjera si dhe ushqime të pasura me energji dhe lëndë ushqyese.

Vitaminat më të rëndësishme:

- C. Ajo gjendet kryesisht në fruta të freskëta, agrume etj.

- A. Ajo gjendet në perimet sezonale, si dhe në të tilla si spinaqi, çikorja, kungulli, radhiqja, karrota, brokoli etj.

- B. Ajo e ndihmon trupin në transformimin e ushqimeve në energji dhe gjendet veçanërisht në drithëra, mishin e kuq, perimet me gjethe jeshile (lulelakër, brokoli, spinaq), e verdha e vezës, qiqrat etj.

- D. Ajo mbështet mirë sistemin imunitar dhe humorin, e për shkak të mungesës së diellit në dimër, ju duhet ta merrni atë në ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të saj, si peshku, mëlçia, qumështi dhe veza.

Mos harroni as bishtajoret si fasule, bizele, bizele, thjerrëza, fasule të thata, sepse ato përmbajnë hekur dhe janë të pasura me fibra që ndihmojnë trupit për të luftuar mbingarkesën.

n.e/NOA

KOMENTE