English

Ikën nga PS te LSI. Maliqi: Rama e ka bërë PS vatër krimi

Tiranë, 29 janar 2011, NOA- Një tjetër largim ka ndodhur ditën e sotme në radhët e eksponentëve socialistë.

Ka qenë Kryetarja e Forumit të Gruas në Shkodër Dorela Maliqi e cila ditën e sotme zyrtarizoi kalimin drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj për mediat ajo deklaroi se, “Dënojmë me forcë politikën e Edi Ramës. Dhuna aktuale, kriminale, nuk janë filozofia e PS-së. Rama ka braktisur socialistët e vërtetë”.

Sipas saj lideri aktual e ka kthyer Partinë Socialiste në një vatër kriminale dhe sipas saj nuk dëgjohet fjala e socialistëve të vërtetë, atyre që themeluan realisht këtë parti.

a.y/NOA

KOMENTE